Janë 6 deputetë të maxhorancës që kanë hartuar një projektligj ku kërkojnë shtyrjen me 2 vjet të afati të përmbushjes së kritereve për lojërat e fatit. Janë deputetët Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha, Ylli Shehu dhe Tahir Muhedini parashtrojnë argumentat, pse duhet bërë shtyrja, ku mes nënvizojnë se mosshtyrja sjell efekte negative në buxhet, si dhe krijon gjasa që këto biznese të investojnë në rajon e të largohen nga Shqipëria.



