Demokrati gris teserën e PD-së: Ja pse do të votoj Edi Ramën (VIDEO)

Demokrati gris teserën e PD-së: Ja pse do të votoj Edi Ramën (VIDEO)

Një mbështetës lezhjan i Partisë Demokratike ka grisur teserën e partisë dhe deklaron se do të votojë PS-në. Videoja është publikuar nga kryeministri Rama në “Facebook”. Preng Gjaci thotë se e ka gjetur veten te PS-ja dhe nuk do të jetë më pjesë e PD-së as ai vetë dhe as djali i tij.

“Pata një shpresë të madhe të PD, por u zhgënjeva sepse nuk bëri asnjë reformë. vetëm premtime boshe. bëri një Rrugë të Kombit, e cila më vonë nëse nuk futet një firmë do të quhet turpi i Kombit sepse është prishur. Më e keqja që më zhgënjeu ishte hapja e çadrës. Basha duhet të priste popullin që të  jepet votën në zgjedhjet e qershorit. Ai hapi çadrën nga mëria sepse Rama ka bërë reforma. Rama do të bëjë prap reforma se populli do tia besojë atij dhe jo Lulzim Bashës. Universitetet false u hoqën. Rama për mua është një burrë shteti që i tha serbit në zyrë që Kosova  është shtet, i tha dhe grekut që mendo për çamërinë. Vetëm nga reformat që bëri Rama hapi cadrën Basha e Berisha. Unë nuk jam më anëtar i PD. Kjo është tesera ime dhe tesera merr fund në këtë moment, bashkë me teserën e djalit tim që nuk do të jetë më anëtar i PD. Për 8 vjet Sali Berisha për të përndjekurit politik ndau 2 këste të burgut. Rama për 4 vjet ndau 6 këste. Faleminderit Rama dhe për mua ke bërë reforma të papara”, thotë Gjaci.

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy