Komiteti i Investimeve Strategjike po shqyrton 14 aplikime për investime në zonat e mbrojtura. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se është kjo arsyeja pse qeveria ndryshoi ligjin që i hap rrugë ndërtimeve dhe nga ana tjetër shtyn edhe afatin e funksionimit të tij.
Tabaku thotë se organizata të ndryshme kanë takuar presidentin për ti kërkuar që ta kthej edhe një herë ligjin e zonave të mbrojtura për diskutim në parlament, dhe nëse kreu i shtetit nuk e bën një gjë të tillë ajo thotë se do e çojnë në gjykatë kushtetuese.



