
Policia e Vlorës mësohet se ka shoqëruar në komisariat disa persona, që dyshohet të kenë lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel, ku për pasojë mbeti viktimë roja i sigurisë së televizionit.
“Blutë” janë vënë në dijeni se makina që ka ndihmuar në largimin e autorëve nga vendngjarja ka udhëtuar drejt qytetit bregdetar.
Policia ka identifikuar automjetin dhe ka marrë në pyetje disa persona.
Grupi hetimor ka këqyrur kamerat e sigurisë në momentin që ndodhi sulmi për zbardhjen e ngjarjes.
Kujtojmë që një 60-vjeçar i identifikuar si Pal Kola humbi jetën mesnatën e djeshme. Në vendngjarje u gjetën 27 gëzhoja, ndërsa në zonën e Kavajës u gjet një “Range Rover” i djegur, me dy kallashnikovë brenda.



