Aksidenti me pasojë vdekjen e dy fëmijëve në Durrës, familja e autorit largohet nga banesa

Aksidenti me pasojë vdekjen e dy fëmijëve në Durrës, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e 55-vjeçarit Nikoll Radaçi, personi i cili shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e dy fëmijëve në Durrës, është larguar nga banesa, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

 

Gazetarja Ervina Garo raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se largimi është bërë nga policia, për shkak se familja e autorit dhe familjet e viktimave jetonin në të njëjtën zonë.

 

Duke qenë se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin me dy viktima ndodhet në një lagje me familjet e dëmtuara, është parë e arsyeshme jo vetëm nga familjarët por dhe nga policia që të largohen nga zona për të shmangur çdo incident të mundshëm. 

Është menduar si masë paraprake dhe që nga dita e djeshme një makinë e policisë ka qenë prezente në zonë për të mbikëqyrur situatën në çdo rast. 

 

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:10 të së dielës, në rrugën “Ohri”, lagjja nr. 15, në qytetin e Durrësit, ku i dyshuari për ngjarjen është Nikoll Radaçi, 57 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës. 

 

Radaçi drejtonte makinën e tij “Mercedes-Benz ML”, prej të cilës humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë goditi tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç. 

 

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën Eneo Muça, 12 vjeç, dhe Klesi Nikolli, 9 vjeç. 

 

Ndërsa i mituri tjetër, 8 vjeç mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 57-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur: testi i parë 0.73 mg/l dhe testi i dytë 0.70 mg/l. 

 

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij, në gjendje të dehur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy