Kandidati për deputet në qarkun e Beratit, Sazan Guri, tërhiqet nga gara. Guri është pjesë e listës së PD-së për qarkun e Beratit, ku renditet i pesti.
Guri njihet si ambientalist dhe një prej aktivistëve në protestat kundër ligjit të importit të mbetjeve.
Statusi i Gurit
Miq dhe dashamires,
Falenderimi im qendron per te gjithe ju qe s'keni rreshtur me deshiren e mire per te me uruar, me pretendimin e madh per te qene pjese e zgjidhjes se atyre ceshtjeve qe deri sot i kemi bere nga jashte dhe neser e tutje mund ti benim nga brenda. Por, fati ne Shqiperi ende nuk vazhdon te jete me njerezit e dijes, megjithese guxuam te ishim pjese e politikave per mbrojtjen e te pambrojturve dhe jo pjese e politikave per te bere biznes. Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s'mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin. Ne keto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa te terhiqesha zyrtarisht nga kjo gare. Me shprese se kohe me te mira do te vijne, uroj qe zgjedhjet dhe parlamenti i ri te eci mbare !
Me respekt
Sazan Guri
LISTA E BERATIT
Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Besart Xhaferi
Sazan Guri
Bujar Hoxha
Myslym Haxhi



