Idrizi: Mandati i Tiranës është i PDIU, kemi prova

Idrizi: Mandati i Tiranës është i PDIU, kemi prova

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi shprehet i bindur se e ka fituar mandatin në kryeqytet në zgjedhjet e 25 qershorit dhe se vullneti i shqiptarëve ndodhet në kutitë e votimit. Ai akuzon se në Qendrat e Numërimit ku PDIU nuk kishte komisionerë janë tjetërsuar votat dhe për këtë ka fakte, të cilat ndodhen në dorë të KQZ. “Mandati i Tiranës është i PDIU kemi të gjitha provat e patjetërsueshme. Kemi pamjet filmike të procesit të numërimit nga KQZ.

Aty ku nuk kemi pasur numërues votat nuk janë pasqyruar. Rastet janë evidente dhe kemi vendosur ti bëjmë publike në KQZ.  Numri i votave që janë tjetërsuar e kalon numrin 37 të votave që na duhen. Kam evidentuar dosjen me të gjitha votat që janë tjetërsuar dhe që nesër do ia vendosim në dispozicion KQZ. Në shumë procesverbale ka mos përputhje të votave në disfavor të PDIU duke rritur artificialisht pragun prej 3%. Do i shkojmë deri në fund për të vendosur drejtësinë për mandatin. Iu bëj thirrje; kujdes kushdo që e ka ndërmend që të luajë me votën e shqiptarëve” u shpreh Idrizi përmes një deklarate për shtyp.

Idrizi e humbi mandatin në Tiranë për 37 vota, por ai deklaron se i ka të gjitha faktet në dosje që do të zbulojnë të vërtetën dhe do të vendosin para drejtësisë ata që kanë manipuluar vullnetin e qytetarëve shqiptarë në 25 qershor.  Kërkersa e PDIU do të shqyrtohet neser ne KQZ. Në Tiranë PS mori 18 mandate, 11 PD dhe 5 LSI, por PDIU ka ankimuar në KQZ për parregullsi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy