Partia Demokratike deklaron se protesta nesër do të nise në orën 12:00 dhe nuk ka të përcaktuar orar përfundimi.
Në një deklaratë për mediat, PD hedh poshtë çdo insinuatë të dalë në media me burime anonime, sikur do ketë skenar për të provokuar policinë.
Ndërkohë, policia njoftoi sot se ka dhënë leje për zhvillimin e protestës nga ora 12:00 deri në 16:00.



