Sipas një legjende kolumbiane, qyteti i El Dorado fsheh thesare të mëdha, të gjitha për tu kërkuar. Kështu Shakira ka menduar mirë teksa e ka quajtur albumin e saj të ri që do të dalë në 26 maj ‘El Dorado’, pas tre vitesh heshtjeje.
“El Dorado” këndohet pothuajse i gjithi në spanjisht, vetëm 3 nga 13 këngët e saj janë anglisht.
Albumit i kanë paraprirë këngët ‘Chantaje’ dhe ‘Me enamore’ dhe në ditët e kaluara ylli latin ka publikuar edhe videon, shkruan tgcom.
Në këngët me shumë ritëm dhe që në mënyrë të paevitueshme të bëjnë të lëvizësh këmbën, Shakira tregon historinë e saj të dashurisë me futbollistin spanjoll Gerard Pique.
Me këtë këngë popstari ka rritur menjëherë Top 5 në Billboard Latin Pop. Edhe Chantaje’ është një sukses me më shumë se një miliard shikime në Youtube.
Në disk ka muzikë për të gjitha shijet. Në kopertinën e albumit, e krijuar nga Jaume de Laiguana, shfaqet Shakira, shumë e bukur si gjithmonë, me katatjere bezhe, pothuajse si ngjyra e trupit, me flokë të mbledhur mbrapa dhe një truk të lehtë, ku dominon ngjyra e artë si albumi i saj.



