
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, do të vizitojë të hënën Kosovën, ku do të takohet me krerët e vendit.
Pas mbërritjes në Prishtinë, Hahn do të zhvillojë takime me presidentin e vendit Hashim Thaçi, me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Vizita e Hahn në Kosovë vjen pas vendosjes së taksës 100 për qind për produktet që hyjnë nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina ndërsa është njoftuar që temë diskutimi do të jetë edhe bllokada ajrore që Serbia i bën Kosovës prej kohësh, raporton “Zëri”.
Pritet që Hahn të njoftojë edhe nëse ka mundësi që të hiqen vizat për Kosovën. Pak ditë më parë, ministrja e Integrimeve, Dhuarata Hoxha, dje ka informuar që liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është as në axhendën e Këshillit të Ministrave në BE.



