Zjarret në Amazonë/ Liderët botëror të G7 afër një marrëveshje (VIDEO)

Zjarret në Amazonë/ Liderët botëror të G7 afër një marrëveshje (VIDEO)

Liderët botërorë që u mblodhën në samitin e G7 thuhet se janë afër një marrëveshjeje për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në pyllin e Amazonës.  

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën se një marrëveshje për të siguruar ndihmë teknike dhe financiare ishte afër.

Drejtuesit nga SHBA-ve, Japonia, Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadajqa do të vazhdojnë takimin e tyre në qytetin bregdetar të Biarritz, të hënën.

Takimi vjen mes tensionit ndërkombëtar për zjarret rekord që po digjen në Brazil, shkruan BBC. 

Kritikët kanë akuzuar Presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, për “dhënien e dritës së gjelbër” për shkatërrimin e Amazonës përmes retorikës anti-mjedisore dhe mungesës së veprimeve për shkeljet e shpyllëzimit.

Ashpërsia e zjarreve dhe reagimi i qeverisë së tij, kanë nxitur protesta dhe reagime globale.

Presidenti Macron javën e kaluar i përshkroi zjarret si një “krizë ndërkombëtare” dhe nxiti që atyre t’u jepej përparësi në samitin e G7 këtë fundjavë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy