LAJMI I FUNDIT/ Grabit kazinonë tek ‘Zogu i Zi’ dhe me armë në dorë tenton grabitjen e dytë

LAJMI I FUNDIT/ Grabit kazinonë tek ‘Zogu i Zi’ dhe me armë në dorë tenton grabitjen e dytë

Një tjetër kazino në kryeqytet ka rënë pre e garbitjes mbrëmjen e sotme. Mësohet se një kazino në kryeqytet, tek ‘Zogu i Zi’është grabitur me armë zjarri.

Burime zyrtare bëjnë me dije se policia ka kapur në flagrancë një person të armatosur me një pistoletë ‘TT’, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.

Pavarësisht grabitjes së parë, autori nuk është ndalur me kaq, pasi në kohën që është larguar prej aty ka tentuar që të kryejë një tjetër vjedhje në një kazino pranë Prokurorisë së Përgjithshme, kohë në të cilën dhe u arrestua.

Sipas bluve të kryeqytetit, ky person paraqiste rrezikshmëri të lartë pasi pistoletën e kishte me plumb në gojë.

Policia deklaroi se ai është 47-vjeçari i identifikuar si Ilir Leli, dhe mësohet se është arrestuar në flagrancë gjatë tentativës së grabitjes së dytë në rrugën “Mine Peza”.

Policia ka nisur hetimet për të parë nëse ai është autor i grabitjeve të fundit të ndodhur në Tiranë, ose edhe për bashkëpuntorë të tjerë të tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy