
Në ditët e sotme po haset gjithnjë e me shumë një problematikë e re sociale, siç është ajo e zhdukjes së familjeve të mëdha me shumë fëmijë.
Sociologia Eva Sinanaj, numëron në “MCN informacion” se në shoqërinë shqiptare sot po dominon gjithnjë e më tepër familjet me vetëm njërin prind.
Prindërimi është një proces, ne nuk lindim prindër.
Ne në shoqërinë shqiptare kemi disa familje bërthamë. Kemi familje që kanë dhe babën edhe nënën, familje që kanë vetëm njërin prind, sepse mund të jenë të vë, sikurse edhe familje të divorcuara, por edhe shumë beqarë që birësojnë fëmijë edhe ato quhen familje.
Aktualisht në shoqërinë shqiptare duke ju referuar statistikave, ne kemi një familje që janë një prind, pro jo vetëm.
Familja bërthamë që ka të dy figurat zë vendin më të madh në familjes shqiptare me 55%, për të vijuar më pas me format tjera të familjes.
Sociologia shpjegon arsyet se pse po shkohet drejt një familje bërthamë edhe më të vogël në ditët e sotme.
Arsyet se pse po shkohet drejt një familje bërthame edhe më të vogël ku partnerët nuk po arrijnë të riprodhojnë as veten e tyre, minimunmi të kenë dy fëmijë.
Një ndër këto arsyeje është gruaja. Ajo sot, është më e arsimuar se kohë më përpara. Duke u arsimuar, ajo i jep më shumë prioritet karrierës së saj, më pas shtyn moshën e martesës. Më shtyrjen e moshës së martesës, shtyhet edhe riprodhimi. Janë rrethana të caktuar sociale, kulturore, individuale, që na çojnë në familje bërthamë të tkurrur, jo të madhe,.
Statistikat flasin se ky është realiteti në shoqërinë tonë.



