
Gjatë muajve të fundit agjentët e tregut kanë raportuar frenim të shitjeve, ndërkohë që në sondazhin periodik të Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit në ndërtim ra me 4.1% pikë përqindjeje në muajin janar.
Lidhur me një frenim të shitjeve të apartamenteve, eksperti i ekonomisë Pano Soko në ‘MCN Economy’ u shpreh se në ndërtim janë dislokuar paratë e pista dhe kjo ka bërë që në këtë sektor në vetvete të nisur të bjerë besimi.
Ai tha se lidhja që ka rënia e kursit të këmbimit me ndërtimin pavarësisht se duken të ndryshme nga njëra tjetra, i lidh sëbashku paraja e pistë.
Fakti që po mbaron se dhe toka është me fund, nuk kemi hapësirë të pafundme dhe industria që ka kaq kohë që ecën do vijë momenti që kurba do thyhet dhe këtë e kupton i pari ai që merret me këtë biznes.
E dyta është fakti që është anatemuar mjaftueshëm fort industria e ndërtimit me paratë e pista që politika e sheh si stacionin fundor, pra nëse je anatemuar në këtë plan që nga dita e parë dhe në vazhdim njerëzit do fillojnë të shohin negativisht.
Natyrisht do vijë një moment që do kthehesh në objekt dhe një tjetër moment që do kthehet në marrjen e masave drastike për të përmbushur atë përditshmërinë e publikut.
Politika duhet të marrë masa për të vepruar dhe kjo gjëja duke izoluar nga rrethanat vetë industria fillon dhe humbet besimin. E kupton vetë se gjithë kjo zhurmë e madhe do kthehet në një moment në veprim s’mund të jetë gjithmonë zhurmë.
Kjo i kthen vetë aktorët e brendshëm në pesimistë, plus që ne jemi dhe në vit elektoral dhe kjo situatë e paqartë reflektohet në të gjithë degët e sektorit ekonomik, por në ndërtim amplifikohet sepse një pjesë e mirë e politikës e dinë që merret me ndërtimin.
I pyetur për ndikimin e kursit të këmbimit ku kemi vlerësim të lekut kundrejt euros, Soko tha se të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën por nuk janë as pasoja dhe as shkaqe të njëra-tjetrës.
Lidhja që ka rënia e kursit të këmbimit me ndërtimin është e njëjta lidhje që ka një vëlla dhe një motër me babain e tyre, pra të dyja i lidh paraja e pistë, reflektojnë prejardhjen e njëjtë, janë dy pjesë të ekonomisë që duket sikur janë të pavaruara nga njëra tjetra, por fillesa e të gjtihës është se ne kemi një kurs këmbimi të euros të ulët sot sepse kemi fluks parash gri që hyjnë.
Pra të dyja kanë të njëjtin fenomen dhe se sa ndikon në ndërtim do duhej të reflektonte te çmimi, transaksioni ka ndodhur gjithmonë në euro, kështu që janë të lidhura me njëra tjetrën, por nuk janë as pasoja dhe as shkaqe të njëra- tjetrës.
Pronat që konfiskohen janë ato të cilat kanë mbetur të pashitura. SPAK ka vetëm 1 vit që është kthyer në serioz dhe e shoh që në 2-3 vitet e ardhshme ai do të jetë një aktor i rëndësishëm në ekonomi dhe shumë sektorë të tjerë që burimet i kanë te politika duke marrë avantazhe të padrejta.



