Interpretimi i pasqyrës së gjakut/ Kola: Mos bëni analiza ‘kot’ pa rekomandimin e mjekut

Interpretimi i pasqyrës së gjakut/ Kola: Mos bëni analiza ‘kot’ pa rekomandimin e mjekut

Fakti se a duhet të bëjmë analiza të gjakut komplet me kokën tonë apo me sugjerimin e mjekut është pyetja që preokupon një pacient.

Mjeku internist Gerald Kola, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se të bërit e analizave me dëshirën dhe kuriozitetin e një personi janë para të hedhura kot.

Sipas tij, analizat e gjakut bëhen vetëm me sugjerimin e mjekut dhe me dyshimin për një indicie shëndetësore të caktuar.

Është mëse normale që ju mos ta dini ta lexoni, bile as nuk është konceptuar se dikush të dije apriori të bëj ca analiza nga vetja e tij, nuk ekziston, është shpifje e shqiptarëve, e laboratorëve që të thonë bëj këtë analizë, bëj atë. Unë e ndaloj kategorikisht të bëjnë analiza vetëm pse duan të shohin vlerat.

Analizat laboratorike janë shpikur si vlera diagnostikuese hulumtuese që do të thotë ne dyshojnë për diçka, kemi diçka mendojmë diçka, duam të eksplorojnë diçka dhe japim analiza të caktuar për ta mbështetur mendimin e mjekut ose përjashtuar atë dyshim ose mendim.

Të bësh analiza kot në ajër janë lek të hedhura kot.

Sipas mjekut internist Kola, analizat e gjakut janë të keqkuptuar si koncept nga njerëzit.

Çdo gjë, çdo test diagnosterik, qofte laboratorik, imazherik, duhet patjetër të jetë në korrent me klinikën, sepse nuk na hakon klinikisht me diçka.

Ideja e analizës së gjakut komplet është shumë e keqkuptuar por nga mjekësore analiza e gjakut komplet është analiza më bazë e mundshme, ti shikon rruazat e bardha, të kuqe, hemoglobinën, hematokritin.

Ne nuk jemi për ti vënë re fare ato vlera, ato janë reanche sipas laboratorit.

Nuk duhet të bëjmë analiza se na thotë teknikja e laboratorit, recepsionistja, ose kot dikush, analizat bëhen vetëm kur ti ke bërë një konsultë më mjekun, sepse ato jepen për një dyshim të caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy