Meta: Do vëmë një monitor dhe në Bruksel për t’u treguar ç’bën Rilindja

Meta: Do vëmë një monitor dhe në Bruksel për t’u treguar ç’bën Rilindja

Kreu i shtetit doli sot sërish para mediave për të publikuar të tjera fakte për grushtin e shtetit për të cilin akuzon maxhorancën. Para një monitori të vendosur në Presidencë, Meta tha se në të njëjtën mënyrë do t’i përcillen Brukselit provat që, sipas tij, tregojnë se si Rilindja ka vepruar për të zhdukur Gjykatën Kushtetuese.

Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e Rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, deklaroi Presidenti.

Për shpjegimin ligjor të provave të reja, Meta ngarkoi këshilltarin Bledar Dervishaj.

Do ftoj këshilltarin tim ligjor Bledar Dervishaj për të shpjeguar me qetësi e drejtësi hap pas hapi si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja që u detyruan të na i sjellin vetëm dje pas insistimit për të mos i sjellë për ditë të tëra, vetëm pasi ne denoncuam publikisht QBZ që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin. T’u referohemi fakteve. Z.Dervishi ka qenë përfaqësuesi i Presidentit të Republikës në çdo mbledhje të komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, deklaroi Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy