Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha në një intervistë të gjatë me kanalin televiziv rus Rossiya-1 se po përgatit bashkëqytetarët për dorëheqjen e tij. Dorëheqja është një temë që Lukashenko e ka ngritur më shumë se një herë në javët e fundit.
Duhet kuptuar se një person tjetër do të vijë. Është e pashmangshme. Një person tjetër do të vijë dhe njerëzit do të duhet të jenë gati. Unë po i përgatis njerëzit për këtë ndryshim. Nuk dua të ketë ndonjë zhgënjim apo dështim.
“Unë besoj në evolucion, jo në revolucion. Dhe vitet e fundit kemi bërë shumë për të ndërtuar atë që shihni tani”, shtoi më tej ai.
Gjatë kësaj interviste, Lukashenko bëri me dije se një e treta e forcave të Armatosura të Bjellorusisë është vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën.



