Ndryshimet kushtetuese, zero shanse për ankimim (VIDEO)

Ndryshimet kushtetuese, zero shanse për ankimim (VIDEO)

Teksa mazhoranca në pushtet me votat e saj ia arriti të ndryshojë Kushtetutën, disa deputetë të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare i kanë kundërshtuar ndryshimet, madje edhe presidenti i ka cilësuar pabesi. Tashmë pritet të shihet nëse kundërshtarët do t’i ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese. Por juristët shprehen skeptikë lidhur me funksionalitetin e saj.  Për TvT, Jordan Daci thotë se Kushtetuesja nuk do të jetë funksionale deri në zgjedhjet e ardhshme, kjo edhe për faktin se s’ka balancim në vendimmarrjen e kësaj gjykate.

Unë e shoh që nuk do të kemi Kushtetuese deri në zgjedhjet e ardhshme. Edhe nëse do të ketë, do të jetë jofunksionale. Kjo sepse Gjykata Kushtetuese mbahet peng nga Gjykata e Lartë. Ne duhet të kemi pesë vota pro një vendimarrjeje. Pra, edhe nëse ne do të bëhemi me gjashtë, duhen pesë. Mendoj që për shkak edhe të burimeve të prurjes së anëtarëve, Kuvendi që për mendimin tim zgjedhjet e kandidaturave të Kuvendit kanë ndikim të fortë politik në përzgjedhjen e tyre. Pra do të ketë një tendencë për të mbajtur anën e maxhorancës. Kjo do të thotë që do të kemi një ndarje votash dhe nuk do të kemi mundësi vendimmarrjeje.   

Sipas Dacit, është e pamundur që në kushtet aktuale ku ndodhet Gjykata Kushtetuese të provojë antikushtetueshmërinë e këtyre ndryshimeve.

Maxhoranca nuk ka dëshirë që të marrë karton të kuq për 100 e ca çështje që ka atje, që për mua pjesa më e madhe do të pranohen. Fatura politike dhe ligjore do t’u faturohet atyre që i kanë shkaktuar. Ne i dimë që janë të tilla, thjesht nuk ka dalë gjykata të thotë që janë shkelje. Është mëse e kuptueshme që këto ndryshime prpozohen pikërisht për të shfrytëzuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa konstitucionalistja Aurela Anastasi thotë se Gjykata Kushtetuese mund vetëm të seleksionojë kërkesën e ankimimit, por kalimi i saj në seancë plenare në këtë gjykatë, është i pamundur.

Zhvillimi në kohën e duhur dhe jo futja në kalendat greke dhe zgjatja pambarimisht e procesit seleksionuesdo të ishte moralisht shumë e shëndetshme. Do të kuptonim nëse ka bazë kushtetuese, ka juridiksion për ta kaluar në seancë plenare.Edhe nëse çështja kalon, nuk mund të zhvillohet pa u plotësuar kuorumi. Edhe nëse këto zhvillime do të ecin, Gjykata Kushtetuese do të shprehet për të ardhmen.    

Klima politike dhe kriteret strikte të miratuara nga hartuesit e Reformës në Drejtësi e kanë pamundësuar plotësimin dhe ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pritshmëritë për rinisjen nga puna të saj janë minimale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy