“Froni”, Dilan Reka: Dalja te Kënga Magjike emocion, u riktheva pas 5 vitesh shkëputje

“Froni”, Dilan Reka: Dalja te Kënga Magjike emocion, u riktheva pas 5 vitesh shkëputje

Këngëtari Dilan Reka i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për eksperiencën e tij në Kënga Magjike ku konkurron me “Froni’ e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Ai shprehet se ka përjetuar një emocion shumë të fortë gjatë daljes në skenë pasi kishte 5 vite që ishte shkëputur, që në periudhën kur kishte humbur gjyshin e tij të cilin e kishte dhe mentor.

Dilan rrëfen se ka kaluar një periudhë të keqe ankthi në jetën e tij, pr që tani orët e gjata në studio duke punuar i janë kthyer në një terapi më vete.

Dalja te Kënga Magjike ishte emocion i madh për mua se kisha 5 vite pa dalë në skenë dhe tani po vijë dhe si kantautor me krijimet e mia. Impakti ka qenë i frikshëm tani po ecë më shumë te Kënga Magjike. Kam shumë projekte të tjera që janë komerciale, por mendova se ky është më potencial për të konkuruar.

Jam duke pritur me padurim live, emocioni që të jep publiku live është i paimagjinueshëm, mendoj se është mbidoza më e lartë që mund të marrë një artist. Pasi ndërroi jetë gjyshi pata një kolaps emocional kalova një ankth të frikshëm, sepse pas kësaj fatkeqësie mu mbyllën shumë dyer sepse ai ishte mentori dhe menaxheri im.

Pas asaj që kalova nuk kam gjetur as atë energjinë e duhur me producentët që kam bashkëpunuar. Ankthin e luftova dhe kalova me palestër. Tani kam gjetur habitatin tim, qëndrimi me orë të tëra në studio është terapi më vete, plus që kam dhe shumë këngë në duar duke punuar. Krijova besimin në vete dhe nisa të shkruaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy