Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot tre persona për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Bëhet fjalë për dy vëllezër dhe një pronar toke, të cilët u arrestuan në flagrancë.
Ata kishin marrë me qira një copë tokë dhe kishin mbjellur rreth 1500 bimë të dyshuara si kanabis sativa, të kultivuara në kubikë.
Erjon (Niko) Krisafi, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër. (Për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”).
Andrea Xhavara, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër, pronar i tokës.



