Moderna dhe Pfizer kanë zgjeruar provat klinike të vaksinës anti Covid-19 edhe te fëmijët 5-11 vjeç.
FDA u kërkoi prodhuesve të vaksinave të përfshinin 3000 fëmijë në grupmoshën 5-11 vjeç, thanë burimet për The New York Times .
Pfizer tashmë kishte testuar vaksinën e saj në këtë grupmoshë.
Prodhuesi i ilaçeve planifikon të përfshijë deri në 4,500 fëmijë në një studim që do të zhvillohet në më shumë se 90 vende në SH.B.A., Finlandë, Poloni dhe Spanjë.
Studimi do të testojë një dozë prej 10 mikrogramë në fëmijët midis moshës 5 dhe 11 vjeç, dhe 3 mikrogramë për fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjeç.
Këto doza u përcaktuan bazuar në sigurinë, tolerancën dhe përgjigjen imune të vërejtur në 144 fëmijë gjatë fazës së parë të studimit të Pfizer.
Pfizer shpreson të aplikojë për miratimin e FDA për përdorimin e vaksinës së saj në fëmijët e moshave 5 deri 11 në shtator.
Moderna më 26 korrik njoftoi se do të zgjerojë provat e saj klinike në fëmijët midis 5-11 vjeç.
Një zëdhënës i tha Neë York Times se prodhuesi i ilaçeve do të ishte i gatshëm të kërkonte autorizimin për përdorim urgjent të vaksinës anti Covid-19 në këtë grupmoshë në dimër 2021 ose në fillim të 2022.



