Administrata Trump vë në shënjestër makinat e importuara, hetimi mund të çojë në vendosjen e tarifave

Administrata Trump vë në shënjestër makinat e importuara, hetimi mund të çojë në vendosjen e tarifave

Administrata Trump ka nisur një hetim mbi importin e makinave dhe kamionëve, çka mund të çojë në vendosjen e tarifave amerikane të ngjashme me ato të çelikut dhe aluminit.

Hetimi ka për qëllim të zbulojë nëse mjetet apo pjesët e importuara kanë kërcënuar industrinë vendase dhe mundësinë për të zhvilluar teknologji të avancuara, bëri të ditur në një deklaratë Departamenti i Tregtisë.

“Ka prova se për dekada të tëra, importi nga jashtë e ka dëmtuar industrinë vendase të makinave”, tha sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, i cili premtoi një hetim të drejtë dhe transparent.

Rritja e tarifave do të rëndonte në mënyrë të veçantë për prodhuesit aziatikë të makinave si “Toyota”, “Nissan”, “Honda” dhe “Hyundai”, të cilët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si një treg me shumë rëndësi. Njoftimi për hapjen e hetimit nxiti një shitje të gjerë të aksioneve të automjeteve në të gjithë rajonin.

Qeveritë e Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut kanë thënë se do ta monitorojnë situatën, ndërsa Pekini është shprehur se do t’i mbrojë interesat e veta.

"Kina është kundër abuzimit me klauzolat e sigurisë kombëtare, të cilat do të dëmtojnë seriozisht sistemet tregtare shumëpalëshe dhe do të prishin rendin normal të tregtisë ndërkombëtare", tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy