Brenda një kohe të shkurtër në Veri të Kosovës janë zbuluar dy baza me arme, municione, eksplozivë dhe mjete te tjera ushtarake.

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, në një komunikim për ‘MCN live’, thotë se po ndodh qartë ajo që është paralajmëruar nga ekspertët e sigurisë në vend, që vazhdon të ketë armatim dhe grupe terroriste brenda territorit të vendit.
Kjo, sipas tij, me rrezikshmëri për organizimin e një rasti ‘Banjska’ tjetër.
Ne fakt po ndodh ajo që e kemi paralajmëruar në kohë kur kishim thënë se akoma kemi armatim në territorin e Republikës së Kosovës në zonën kishin vepruar grupet kriminale terroriste në Banjskë.
Edhe pse deklarimet e ministrit të Brendshëm, Kryeministrit dhe Presidentes dhe të shumë zyrtarëve të tjerë, ishin se janë larguar grupet terroriste dhe të njëjtë janë vendosur në Kopaonik të Serbisë dhe se nuk kane mundësi të jenë në territorin tonë.
Neve kishim ngritur shqetësimin se akoma kemi armatime te brendshme të republikës dhe se akoma kemi anëtar të grupeve terroriste të cilët eventualisht janë duke organizuar për aktivitete të tjera si në rastin Banjska. Kjo po vërtetohet.
Për ekspertin Elezi, gjetja dhe sekuestrimi i këtyre bazave me armatim ushtarak, është sinjal i qartë se Serbia nuk ka përfunduar me aktivitetet terroriste për cenimin e sigurisë së Kosovës.
Së fundmi Policia e Kosovës ka arritur që në lokacione te ndryshme të gjej armatime të mëdha ushtarake dhe të cilat besohet se mund te jenë të përdorura në rastin Banjska apo edhe armatime të tjera së fundi janë futur në Kosovë, në rrugë legale, të cilat si duket nuk janë mjaftueshëm të kontrolluara as nga KFOR, e as nga institucionet tjera të sigurisë, si Policia apo edhe EULEX e UNMIK.
Duke se kufiri me Serbinë është kufi i brishtë dhe ekziston rreziku që persona por edhe armatime të ndryshme apo e dhe mjete kontrabanduese të kalojnë pa u vërejtur fare nga institucionet e sigurisë apo të kapen di të dyshuar dhe të vendosen para drejtësisë.
Me një fjalë kemi të bëjmë me aktivitete që sigurojnë drejtpërdrejtë sigurinë e Kosovës dhe sidomos çështjet e armatimet që janë baza kryesore për cenimin e sigurisë dhe që dyshohet se janë grupe terroriste serbe brenda territorit të vendit, e bëjnë situatën e sigurisë mjaft të brishtë dhe janë sinjale të qarta se Serbia nuk ka përfunduari së ushtruari aktivitete brenda territorit të Kosovës për cenimin e sigurisë dhe po vazhdon që situata të mbetet e rëndë.
Mbeten pretendimet tona se ekziston rreziku që të kemi një angazhim sa më serioz për ekspozimin e situatë së sigurisë së Kosovë nen angazhimin e grupeve kriminale terroriste të cilat mund të ndodh që te kemi një ‘Banjka’ tjetër në momentin që Serbia te jap urdhër personave të cilat janë duk u trajnuar në dy baza brenda territorit të Serbisë, 20 km ne afërsi me Kosovën.



