
Tërmeti i 26 nëntorit është tema kryesore e diksutimit në seancën e sotme në Parlament. Deputetja e re e opozitës, Edlira Hyseni, ishte e para që nuk i mbajti lotët në foltore.
“Isha përgatitur të flisja për buxhetin por jemi në një situatë ndryshe nga çfarë kemi qenë. Durrësi, Thumana dhe vendet përreth. Unë jam prind, jam nënë dhe në këtë situatë patëm emergjencën të kujdeseshim për jetën”, tha Hyseni.
E emocionuar u shfaq edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
‘Ne jemi këtu për t’u ngritur nga hiri si Feniksi, dimë ta bëjmë shumë mirë këtë ne shqiptarët, e kemi bërë shumë herë, por mund ta bëjmë vetëm të bashkuar’, tha Balluku.
"As kam dëshirë t’i mbaj lotët në këto moment por duhet t'i mbaj se duhet të vijoj fjalën. Opozita duhet të ketë fytyrën e Edlirës, se opozita është aty të kontrollojë pozitën që të mos bëjë gabime dhe Edlira del këtu dhe kërkon të bëjë opozitë konstruktive", shtoi ajo.



