Patozi për lëvizjen e re të Kadillit: PD nuk do ide të reja, opozita po

Patozi për lëvizjen e re të Kadillit: PD nuk do ide të reja, opozita po

Lëvizjen e re brenda PD-së, e cila u prezantua sot nga Fatbardh Kadilli, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi e cilëson të pafrytshme. Iniciativa Demokratike e Kadillit, sipas një analize të Patozit në studion e lajmeve të MCN TV, nuk sjell asgjë të re përsa kohë është brenda partisë.

Nuk shikoj ndonjë kërcënim sepse grupimi që shpalosi idenë e re, tregoi sikur PD po zihet për ide. PD nuk është se nuk ka ide, por po ndjek një ide të keqe që e çon drejt greminës. Njëra palë thotë se kjo parti i takon Sali Berishës, ndërsa pala tjetër thotë se i takon atij që ka vulën e kryetarit. Për kaq zihen. Njerëzit që kanë ide tjetër nuk është e domosdoshëm që idenë ta ngjizin në PD e cila nuk do ide të reja, nuk do model të ri. Nëse ke një ide të re, opozita është shumë më e madhe se PD. Nuk do të kenë sukses, sepse të dy kampet po zihen kush e ka kryetarin më të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy