
Është mbyllur pjesa e parë në klasiken mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e tetë në Superiore.
45 minutat e para nuk kanë prodhuar gola, ndonëse rastet nuk munguan. Dy mundësitë më të mira i kishte Tirana.
Në minutën e 30-të, Abazaj, mori një top të shkëlqyer në zonë, por gjuajtja e tij ishte e gabuar. Në fund të pjesës së parë, rrezikoi edhe Hasani, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Mhidri.



