
Maarten Haijer
Nëse i keni lexuar titujt e lajmeve gjatë vitit të kaluar, me siguri i keni vënë re skandalet e raportuara në to për kompanitë e mediave sociale dhe përdorimin nga ana e tyre e të dhënave të konsumatorëve. Lajmi bëri që shumë njerëz, përfshirë edhe politikëbërësit e BE-së, të ndalojnë dhe të mendojnë se si të drejtat dhe interesat e qytetarëve të Evropës mund të mbrohen më mirë në një botë gjithnjë e më të lidhur me internetin. Në të vërtetë, shumica e kësaj është rezultat i rregullave që përpiqen të mbajnë të njëjtin ritëm me zhvillimin e shpejtë dhe teknologjik të internetit që nuk njeh kufij.
Nuk ka dyshim që ky ndryshim teknologjik i hapave ka ngritur pikëpyetje se ku mund të ndërthuren në mënyrë harmonike të drejtat e konsumatorëve, interesat e bizneseve online dhe rregullimi i mirë. Unë i njoh këto sfida. Revolucioni i internetit e ka zhvendosur sektorin tim - bastet - nga dyqanet tradicionale buzë rrugës, në kompjuterat e miliona konsumatorëve, e gjitha kjo në një kohë shumë të shkurtër. Sot, më shumë se 12 milionë europianë vënë baste rregullisht online, duke bërë çdo ditë rreth 1 milion transaksione financiare drejt dhe nga kompanitë tona anëtare. Ne jemi bërë, siç do të thoshin disa, "një sektor i madh". Dhe me 20 për qind të basteve të Europës tashmë në internet, ne i dimë shumë mirë sfidat e bashkërendimit të ndryshimeve të menjëhershme teknologjike me mbrojtjen e konsumatorit dhe rregullimin efektiv.
Ndërsa disa rregullime të BE-së, të tilla si GDPR dhe Direktiva kundër Pastrimit të Parave, sigurojnë disa baza rregullatore, sektori i basteve rregullohet tërësisht nga politikat kombëtare. Secili shtet i BE-së ka grupin e vet të rregullave dhe kërkesave. Ata punojnë të veçuar nga njëri-tjetri dhe pa marrë parasysh natyrën pa kufij të internetit. Pasojat: 28 rregullore dhe 28 grupe të ndryshme të përvojash të klientëve.
Në një epokë ku njerëzit lehtësisht mund të vënë një bast në faqet e internetit me bazë në vende të tjera, mungesa e konsistencës së politikave është problematike. Kjo do të thotë që njerëzit mund të ekspozohen lehtësisht ndaj faqeve të internetit që nuk i mbrojnë plotësisht të drejtat ose interesat e tyre. Komisioni Europian e njohu këtë problem në 2014-n dhe hartoi një listë masash mbrojtëse që duhet të miratojnë vendet anëtare, në mënyrë që europianëve t’u bëhet e mundur më shumë mbrojtje si konsumatorë në bastet online.
Çdo shtet duhet të krijojë një regjistër kombëtar të vetë-përjashtimit për t’u bërë të mundur njerëzve që vënë baste në vlera të mëdha ose shumë shpesh - ta përjashtojnë veten nga mundësia për të hyrë në faqet e basteve. Komisioni u angazhua për të shqyrtuar zbatimin deri në janar 2017, por kohët e fundit ka pranuar se ka nuk e ka më prioritet dosjen e lojërave të fatit dhe nuk do të shpenzojë para për matjen e efektivitetit të propozimeve të veta të fushën e basteve online.
A nuk duhet të jetë prioritet siguria e konsumatorit në internet? Unë besoj se po.
Askush nuk e di se cila është gjendja aktuale. Kjo është arsyeja për të cilën ne i kërkuam Universitetit të Londrës të bënte një studim të situatës dhe të zbulonte nëse propozimet e Komisionit ishin zbatuar plotësisht. Ai zbuloi se vetëm Danimarka e kishte bërë këtë dhe se miliona evropianë aktualisht kanë nivele të ndryshme mbrojtjeje online kur vënë baste në hapësirën virtuale. Cilësia e mbrojtjes varet nga vendi në të cilin jetojnë.
Vetëm 14 vende të BE-së kanë miratuar një regjistër kombëtar të vetë-përjashtimit, dhe vetëm 13 kanë aplikuar në reklama shenjat “ndalohen bastet për të mitur". Këto janë masa të thjeshta të propozuara nga Komisioni, por ato nuk janë futur në shumicën e vendeve evropiane. Paralelisht me këtë, Komisioni ka shpërndarë një grup ekspertësh kombëtarë. Grupi, i përbërë nga rregullatorët kombëtarë të basteve, u konsiderua si një sukses i madh dhe një platformë e vlefshme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe informacionit midis vendeve.
Tani nuk ka një kuadër formal për rregullatorët e basteve, që të trajtojë çështjet e mëdha që prekin këtë sektor, shumë prej të cilave janë të një natyre që i kalon kufijtë e vendeve dhe kërkojnë zgjidhje të përbashkëta. Ne nuk jemi vetëm; shumë sektorë të tjerë online përballen me frustrime të ngjashme. Kjo është arsyeja pse unë u gëzova që liderët e BE-së kohët e fundit riafirmuan mbështetjen e tyre për digjitalizimin e ekonomisë së Evropës dhe po e nxisin Komisionin ta sjellë tregun e përbashkët në një linjë me epokën digjitale. Shpresojmë që Komisioni i ardhshëm të dëgjojë.
Në sektorin e basteve online, bashkëpunimi formal rregullator është hap i parë i domosdoshëm, i ndjekur nga standardizimi dhe rregulla të tjera të përbashkëta. Kjo bën sens. Konsumatorët, rregullatorët dhe kompanitë do të përfitojnë të gjithë nga një sërë rregullash të qarta dhe të qëndrueshme, në vend të likuidimit aktual të rregullave kombëtare.
Shoqata Evropiane e Lojërave të Fatit dhe Basteve ka gjashtë kompani anëtare që ofrojnë shërbime në 19 vende të BE-së. Për ta bërë këtë, ata kanë së bashku më shumë se 134 licenca online bastesh, secila me kërkesa të veçanta. Mesatarisht i bie 22 licenca për kompani. Në shumë raste, licencat e nevojshme në një shtet vijnë me të njëjtat kërkesa si në një tjetër. Ndërsa një verifikim i mirë dhe kërkesa të rrepta licencimi bëjnë sens, dublikimi administrativ nuk bën.
Në sektorin e basteve online ka nevojë për garanci që klientët të mund të vënë baste në mënyrë të sigurt, të drejtë dhe të përgjegjshme. Kjo do të thotë të sigurojmë që njerëzit të cilët jetojnë në një vend të BE-së të kenë të njëjtat të drejta dhe nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit si ata që jetojnë në një vend tjetër. Bashkëpunimi më i madh rregullator dhe zbatimi më i mirë i iniciativave dhe ligjeve ekzistuese të BE-së do të shkojnë në një farë mënyre drejt arritjes së kësaj. Nëse duam ta bëjmë tregun e përbashkët të funksionojë më mirë për ata qytetarë që vënë baste, do të na duhen standarde më të larta se ato që aplikohen në sektorët e tjerë online. Por lënia e saj vetëm në duart e vendeve të BE nuk ka funksionuar, prandaj Komisioni Evropian i ardhshëm duhet të veprojë. / Politico.eu /
*Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Basteve dhe Lojërave të Fatit



