Soreca zbardh takimin me Metanin: Do vijojmë asistencën teknike për ILD

Soreca zbardh takimin me Metanin: Do vijojmë asistencën teknike për ILD

Bashkimi Evropian mbështet Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë në Shqipëri me asistencë teknike për rritjen e efikasitetit të këtij institucioni.

Deklaratën e ka bërë përmes një postimi në Tëitter, vetë ambasadori i BE-së në Tiranë Soreca pas një takimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani.

Teksa jep detaje për takimin, Soreca shkruan e ka përgëzuar z. Metani për vitin e parë të punës.

"I lumtur që u takova serish me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë për të rritur më tej efikasitetin e tij", shkruan Soreca.

Kujtojmë se ILD ka qenë deri tani një institucion i suksesshëm në vetëm kaq pak kohë funksionaliteti. Vetëm në një vit, përmes denoncimeve të ILD janë penalizuar për shkelje të rënda disa gjyqtarë si Enkelejda Hoxha, Markelian Kuqo dhe Shkëlqim Miri. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy