Afrika e Jugut ka ndaluar nismën për vaksinimin e qytetarëve me vaksinën e AstraZeneca, pasi një studim për këtë të fundit tregoi rezultate zhgënjyese ndaj variantit të ri të koronavirusit.
Kjo në një kohë kur në Afrikën e Jugut varianti i ri i koronavorusit përbën 90% të rasteve me COVID.
Studimi i fundit i kryer për AstraZeneca-n tregoi se ajo ofrontë një ‘mbrojtje minimale’ ndaj varianteve të reja me koronavirus. Gjithsesi ekspertët thonë se ajo ndihmon me rastet e rënda për të zbutur situatën.
Afrika e Jugut ka regjistruar pothuajse 1.5 milion raste me koronavirus deri më tani dhe më shumë se 46 mijë vdekje. Shifra këto më të larta se çdo vend tjetër në continent.
Qeveria e këtij vendi ka siguruar një million doza nga AstraZeneca dhe po përgatitej që të fillonte vaksinimin, por ministri i Shëndetësisë Zëeli Mkhize tha se qeveria do të presë për këshilla të mëtejshme se si do të procedohet.



