Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët. Përjashtuar zonat malore Lindore të cilat do të kenë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar ku në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë do të ketë rrebeshe afat-shkurta shiu dhe mini-stuhi breshëri.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Brigjet veriperëndimore të Europës dhe kryesisht, rajoni i Balltikut do të përfshihen nga vranësira të dendura duke sjellë mini-stuhi të forta ere dhe shira intensivë.

Po ashtu, mbeten prezente rrebeshet e shiut në Europën veriore dhe atë Lindore ndersa e gjithe pjesa tjeter e Europës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlera ekstreme po përjeton Spanja deri në 45 gradë C.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy