Besimtarët e krishterë festojnë sot lindjen e Krishtit, ndërsa ishin të shumtë ata që shkuan në kishë në mesnatë për të pritur lindjen e Jezusit.
Krishtlindja apo Kërshëndellat është një festë fetare, të cilën të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor si ditëlindjen e Jezus Krishtit.
Ndërkohë në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve Krishtlindja është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Krishtlindja është një periudhë që kalohet me familjen pasi foshnja Jezus lindi pranë familjes së tij.



