BE akordon 54 milionë dollarë për Ukrainën

BE akordon 54 milionë dollarë për Ukrainën

Komisioni Evropian tha ditën e sotme se Bashkimi Evropian do të ndajë një ndihmë humanitare prej 50 milionë eurosh për të mbështetur ata që janë prekur nga pushtimi rus në Ukrainë.

Paketa përfshin 45 milionë euro për projektet humanitare në Ukrainë dhe 5 milionë euro për Moldavinë fqinje. Asnjë vend nuk është anëtar i BE-së.

Sipas deklaratës, fondet do të përdoren për nevojat më urgjente humanitare duke ofruar shërbime mjekësore emergjente, akses në ujë të pijshëm dhe higjienë të sigurt, strehim dhe mbrojtje, ndihmë në para dhe mbështetje kundër dhunës me bazë gjinore.

Paratë do të ndihmojnë njerëzit në zonat e vështira për t'u arritur, të cilëve u është ndërprerë qasja në kujdesin shëndetësor, uji dhe rryma, dhe ata që janë detyruar të ikin dhe të lënë gjithçka pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy