
Gjykata ka dhënë mesditën e sotme masën e sigurisë "arrest me burg" për Ardian Çapja, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal të Elbasanit.
Çapja u arrestua nga forcat RENEA më 29 mars, në Elbasan si organizatori dhe financuesi i vrasjes së Gentian e Nezir Beqiri, më 2012.
Masa e sigurisë ndaj tij është dhënë në ambientet e QSUT, ku Çapja ndodhet pasi shfaqi disa probleme shëndetësore tri ditë pas arrestimit.
Avokatët e Ardian Çapjas, prokurori dhe gjyqtarja Pajtime Fetahu kanë qenë ata që caktuan masën e sigurisë, në ambientet e QSUT, ku kishte edhe prezencë të shtuar policore.
Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe prokurori Ritvan Sukaj dhe Kreshnik Ajazi Kryeprokuror i Elbasanit.
Siç mund ta shihni në fotot, prokurori Ritvan Sukaj, i cili firmosi urdhër arrestet për vëllezërit Ardian dhe Florenca Çapja, ka mbërritur në ambientet e spitalit me badigard, një ditë pasi ai u mor në mbrojtje nga policia e Elbasanit.



