Begaj vizitë në RMV, Selimi: Ka dhënë mesazhe të përgjithshme, shqiptarët pothuajse inekzistentë në vendimmarrje (VIDEO)

Begaj vizitë në RMV, Selimi: Ka dhënë mesazhe të përgjithshme, shqiptarët pothuajse inekzistentë në vendimmarrje (VIDEO)

Analisti Sefer Selimi, në një lidhje për MCN TV, ka komentuar vizitën e presidentit Bajram Begaj në Maqedoninë e Veriut, duke u ndalur te tensionet politike dhe etnike, si dhe te çështja e përdorimit të gjuhës shqipe nga institucionet vendase.

 

Sipas Selimit, vizita e kreut të shtetit shqiptar vjen në një moment të polarizuar dhe nuk është e qartë nëse ka ndikuar në zbutjen e situatës. 

 

Ai theksoi se Ministria e Arsimit në Shkup nuk pranoi të komunikojë në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një sinjal shqetësues për zbatimin e të drejtave të shqiptarëve.

 

Vizita e zotit Begaj vjen në një moment goxha të polarizuar në të gjitha dimensionet politike dhe etnike në Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të ndaj ndonjë përshtypje deri tani nëse e ka zbutur situatën. Begaj ka dhënë mesazhe të përgjithshme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Zonja ministre e Arsimit, në mënyrë të hapur dhe të përsëritur, shpërfaq nuanca të forta nacionalizmi ndaj kulturës shqiptare, duke u fokusuar te gjuha shqipe, për të cilën duket se ka bezdi ta flasë.

 

Ai ngriti shqetësimin edhe për, siç tha, tendencat për të kufizuar përdorimin e shqipes në jurisprudencë, si dhe për vendime të rëndësishme në Gjykatën Kushtetuese që prekin thelbin e Marrëveshja e Ohrit. 

 

Shqiptarët, edhe pse janë pjesë e qeverisë, janë pothuajse inekzistentë në proceset e vendimmarrjes. Është e habitshme që Begaj flet për marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve kur nuk është ashtu. Maqedonia po lëviz drejt boshtit Beograd–Budapest dhe në zbatimin e reformave në planin e BE-së mbetet prapa vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke çaluar në të gjitha drejtimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy