Situata në Maqedoni alarmon Greqinë, Ushtria në gatishmëri

Situata në Maqedoni alarmon Greqinë, Ushtria në gatishmëri

Alarm i kuq në Forcat e Armatosura dhe shërbimet secrete greke lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni. Athina po e ndjek me shqetësim situatën e trazuar në Shkup për shkak të deklaratave të ashpra politike në ditët e fundit, shkruan gazeta greke “Tribune”.

“Situata u elektrizua ditë pas dite ndërsa mbështetësit e kryeministrit në ikje, Nikola Gruevski, dolën në rrugët e qyteteve të mëdha për të protestuar kundër partive të tjera. Por kundërshtari kryesor i Gruevskit, Zoran Zaev, është përpjekur t’i kontrollojë mbështetësit e vet me frikën e pamundësisë për të vënën nën kontroll situatat që mund të krijohen. Shkupi është ndarë në dy pjesë dhe të dy krahët nuk lëvizin nga qëndrimet e veta. Ndërhyrjet e BE-së dhe SHBA-ve nuk kanë sjellë zgjidhje konkrete, ndërsa Msoka ka akuzuar BE-në, SHBA-në dhe Shqipërinë se po ndërhyjnë në punët e brendshme të Maqedonisë”, shkruan gazeta.

Përballë këtij zhvillimi të ri dhe destabilizimi në shtetin fqinj, Ministria greke e Mbrojtjes dhe Mbrojtja Civile e kanë parë të domosdoshme marrjen e masave për të forcuar kufijtë.

Specifikisht, Brigada 71, e cila pak muaj më parë bëri një stërvitje në zonën në fjalë, është thirrur në gatishmëri, në mënyrë që në çdo rast të reagojë me forcat e saj speciale.

Drejtoritë e Policive dhe Doganat kanë shtrënguar kontrollet përgjatë kufirit.

Shërbimet sekrete qendrore dhe rrjeti i tyre rajonal po fokusohet në atë çfarë po ndodh në zonë, në mënyrë që vendi t’i paraprijë çdo situate që mund të krijohet në kufi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy