Makina përplas 68-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

Makina përplas 68-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në aksin Lushnjë-Berat, ku një automjet ka përplasur një 68-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku shtetasi I.A 48-vjeç nga Berati ka aksidentuar 68-vjeçarin e identifikuar si Flamur Gjata i cili udhëtonte me biçikletë.

68-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy