Korsitë e biçikletave, bizneset: Po na ikin blerësit (VIDEO)

Korsitë e biçikletave, bizneset: Po na ikin blerësit (VIDEO)

Rruga "Myslym Shyri" ishte e radhës që iu shtua një korsi biçikletash. Gjatë kohës së pandemisë edhe të tjera rrugë në Tiranë patën të njeëtin ndryshim infrastrukturor. Nga një anë, përdoruesit e biçikletave ndihen të sigurt në qarkullimin e tyre, por nga ana tjetër bizneset po vuajnë mungesën e klientëve.

Më parë makinat ndalonin, blinin, tani nuk i lë policia. Është gabim i madh të bëhet korsi biçikletash pasi bashkia fitonte lekë nga parkingu i makinave. Këtu pak biçikleta kalojnë.

Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe pronarë biznesesh të tjerë, por nuk prononcohen për kamera nga frika e penaliteteve nga Bashkia. Ata kanë nënshkruar dhe një peticion, por deri më sot asnjë nuk është marrë parasysh nga institucuionet.

Hapësira në të cilën sot ndodhet korsia e biçikletave shërbente si parking me pagesë. Tregtarët tregojnë se klientët e tyre kanë qenë të gatshëm të paguanin për vendqendrimin gjatë kohës që mund të blinin produkte.

Edhe për urbanisten Rudina Toto, përshtatja e çdo rruge me korsi biçikletash është e pamundur për shkak të mungesës së transportit publik.

Tirana ka problem me hapësirat rrugore, nuk është vetëm qendra. Shtimi i korsive të biçikletave nuk na ul trafikun për sa kohë nuk kemi shërbim të transportit publik në kushte të mira. Aq më tepër që korsitë e biçikletave ndërtohen në hapësirat e parkingut ose të trotuareve.

Shtimi i korsive të biçikletave shihet si problem edhe për hapësirat e dedikuara të urgjencave.

Padyshim që është e rendësishme dhe rruga për emergjencat. Nëse korsitë e biçikletave kanë pengesa të tilla, atëherë e pengon. Korsitë e biçikletave janë të shëndetshme, por nuk zëvendësojnë makinat.

Shtimi i korsive të biçikletave ka kthyer edhe disa rrugica në njëkalimshe. Edhe hapësira e parkingut të taksive nuk i ka shpëtuar prekjes nga korsitë e biçikletave duke sjellë një tjetër problem në funksionimin e aktivitetit të tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy