Ushtronte presion dhe u vendoste gjoba bizneseve, SHÇBA arreston inspektorin e zjarrëfikëses në Fier

Ushtronte presion dhe u vendoste gjoba bizneseve, SHÇBA arreston inspektorin e zjarrëfikëses në Fier

Një inspektor i zjarrëfikëses në Fier është arrestuar pasi akuzohet se bashkëpunim me persona të tjerë ka ushtruar korrupsion pasiv dhe prodhim, mbajtje, blerje dhe shitje të armëve të ftohta.

Bëhet me dije se personi i arrestuar është K.R 53-vjeç, me detyrë Inspektor i parandalimit në MNZSH pranë Bashkisë Fier.

Arrestimi u krye pas një hetimi proaktiv, prej të cilit u administruan të dhëna që implikonin shtetasin K. R. në veprimtari dhe akte korruptive të vazhdueshme ndaj disa subjekte private që ushtronin aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Fier, në fushën e tregëtisë me shumicë.

Ai dyshohet se ka keqpërdorur atributet ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.

Nga hetimi disa mujor i SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë SPAK u bë e mundur organizimi dhe finalizimi i operacionit “Zjarrfiksi Gjobvënës”, në të cilin u realizua dokumentimi me prova ligjore i ndërveprimit korruptiv të kryer nga punonjësi i MNZSH, Inspektor K.R.

Nga veprimet proceduriale të kryera, u sekuestruan provat materiale:

-  32,000 lekë, e dyshuar si produkt i ndërveprimeve korruptive;

-  Armë e ftohtë, thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën, e cila dyshohet se futet në kategorinë e armëve të ftohta pa leje;

-  Shkop druri artizanal në formën e shkopit të bejzbollit, që përdoret për veprime të dhunshme.

Shtetasi K.R. i mbante sendet e mësipërme me vete gjatë ushtrimit të detyrës. Materialet proceduriale të përpiluara, i dërgohen për vijimin e hetimeve Prokurorisë SPAK.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u bën thirrje të gjithë subjekteve private që janë cënuar apo cënohen nga veprime të tilla, të denoncojnë rastet pranë zyrave apo mjeteve të komunikimit të vëna në dispozicion nga SHÇBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy