Policia e Shtetit e cilëson të pavërtetë lajmin e publikuar në një media italiane për sekuestrimin e 10 tonëve marijuanë në portin e Ankonës. Në një reagim të Policisë së Shtetit sot thuhet se nga autoritetet italiane nuk ka asnjë komunikatë lidhur me një sekuestrim të tillë.
Reagimi i Policisë së Shtetit
Sqarim për mediat: Në lidhje me një lajm të publikuar në median online, dhe konkretisht duke ju referuar një shkrimi të publikuar në një media të shkruar në Itali, se janë sekuestruar në Ankona 10 ton Cannabis që vinte nga Shqipëria si dhe është arrestuar drejtuesi i kamionit,
Ju sqarojmë se: Lajmi është terësisht i pavërtetë. Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga autoritetet Italiane ligjzbatuese ku shprehet për sekuestrimin e kësaj sasie lënde narkotike dhe arrestimin e shtetasit shqiptar. Policia e Shtetit ka komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim informacioni në kohe reale me autoritetet policore italiane të cilat kanë konfirmuar se lajmi është i pavërtetë . Policia e Shtetit mbetet terësisht e hapur dhe e gatshme të ofrojë informacion zyrtar për cilindo që e kërkon atë.



