Meta: Superopercioni në Lazarat ishte mashtrim për t’u hedhur hi syve të huajve dhe shqiptarëve

Meta: Superopercioni në Lazarat ishte mashtrim për t’u hedhur hi syve të huajve dhe shqiptarëve

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë për kanabizimin e vendit edhe gjatë një takimi në Gjirokastër.

Meta tha se aksioni në Lazarat ishte për të mashtruar shqiptarët dhe botën dhe këtë sipas tij e tregoi mbushja me drogë e gjithë Shqipërisë.

“A nuk ishin ata që donin të bënin shtet dhe ne u dhamë të gjithë mundësinë që bënë një super operacion në Lazarat dhe bënë shumë mirë për të çrrënjosur kanabisin nga Lazarati. Madje u vra dhe një hero i forcave speciale në këtë aksion. Por ai aksion nuk u bë për të shkulur drogën nga Lazarati dhe Shqipëria por për të mashtruar shqiptarët dhe gjithë botën, për të pastruar Lazaratin dhe për të mbushur me drogë të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy