
Teuta dhe Shkëndija e Tetovës kanë zhgënjyer në turin e dytë të eliminatoreve të Conference League.
Durrsakët janë mposhtur në shtëpi nga skuadra modeste nga Andorra, Inter Escaldes me rezultatin 2-0. Skuadra e Martinit u shfaq pa busull në fushë, teksa pësoi dy gola, nga një për çdo pjesë. Ishte Soldevila, i cili shënoi të dy golat e takimit, fillimisht në minutën e 37-të dhe më pas në minutën e 56-të.
Tashmë kampionët e Shqipërisë, do të kërkojnë të bëjnë përmbysjen në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Andorrë.
Me të njëjtin rezultat është mposhtur edhe Shkëndija e Tetovës nga letonezët e Rigas në transfertë.
Laçi, ishte skuadra e vetme shqiptare që fitoi nga skuadrat shqiptare, që zbritën në fushë në 19:00. Kurbinasit mposhtën minimalisht rumunët e Universitatea Craiova falë një goli të Zaburica në minutën e 36, në stadiumin “Elbasan Arena” dhe tashmë i pret një tjetër ndeshje pas një jave në Rumani, ku do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin.
Ndërkohë Vllaznia është mposhtur 1-0 nda qipriotët e AEL Limassol. Një rezultat jo shumë i thellë ky dhe shkodranët tashmë mund të provojnë të përmbysin gjithçka pas një jave në “Loro Boriçi”.



