Banorët e Orikumit dhe Dukatit padi në SPAK për tjetërsim të pronave/ Nezha: Krim i organizuar. Jupe: Duan të ndërtojnë objekte të larta (VIDEO)

Banorët e Orikumit dhe Dukatit padi në SPAK për tjetërsim të pronave/ Nezha: Krim i organizuar. Jupe: Duan të ndërtojnë objekte të larta (VIDEO)

Një grup banorësh të Orikumit dhe Dukatit kanë depozituar pranë SPAK një kallëzim penal, në të cilin pretendohet se institucione shtetërore, zyrtarë publikë, biznesmenë si dhe disa kompani private kanë tjetërsuar pronat në këto zona. 

 

Ardian Nezha, banor i Orikumit tha në studion e lajmeve të MCN Tv se tjetërsimi i pronave ka qenë i organizuar dhe se janë më shumë se 15 persona të interesuar. 

 

Kemi bërë kallëzim se na kanë jetërsuar pronat me dokumente false. Po gjejmë pronarë që nuk i njohim fare në pronat tonë të trashëguara. Flitet për 360 hektarë në pronat tona. Në muajin gusht, IKMT ka ardhur dhe ka lajmëruar bizneset dhe shtëpitë. Janë 82 biznese dhe 17 shtëpi që janë njoftuar për prishje. U interesuam dhe kemi gjetur pronarë që nuk i njohim fare. Ose pronarë të vjetër që kanë bërë shitje disa herë dhe 3-4 kalime. Ose nga 100 metra kanë bërë 45 hektarë me dokumente false.

 

Kemi të bëjmë me krim të organizuar.  

 

Unë kam biznese që nga 1994. E kam marrë kontratën në përdorim që nga 1994, është provizore e rinovueshme.  

 

Ma ka dhënë në përdorim bashkie. 

 

Kemi bërë kallëzim në SPAK se kemi shkelje të kodit penal, që është neni 75 krime kundër njerëzit. Na detyron të shpopullohemi si zonë. Në këto dokumente kemi teknikët, politikanët. Me emra individualë. Janë përfshirë ALUIZNI, kadastra, shoqëri private e biznesmenë. 

 

Nezha tha se është kërcënuar që të tërhiqet. 

 

Më kanë kërcënuar të tërhiqemi vullnetarisht. Janë gati 15 persona të interesuar. 

 

Unë do të jem i pari atje në fron dhe do të jap dhe jetën po qe e detyrueshme. Është betim publik që po bëj.

 

Avni Jupe, një tjetër banor i Orikumit tha se projektet janë që të ndërtohen ndërtesa me 15 kate që të kënaqen të gjithë personat e interesuar.

 

Tani po dalin gjërat hapur. Filluan prishjen e bizneseve. Unë kam shtëpinë ku jetoj. Jetojnë djemtë e mi. Po morën tokën do prishen dhe shtëpitë. Njoftim zyrtar nuk ka ardhur. Por nga verifikimet ka pronarë me dokumente false. Atje ku jemi ne, jemi lagje e madhe, mund të jetë 15 hektarë tokë. Ne kemi marrë me ligjin 7501. Këtë dokument kemi. Certifikatë pronësie nuk kemi. Në Bashkinë e Orikumit kanë ardhur shpeshherë për ta kaluar në pronësi. Këtë e kanë bërë kryetarët e bashkive, por nuk e kanë bërë. 

Nuk kemi kundërshtim me planin e shtetit. Por të jem unë pronar i parë dhe jo të vijë dikush tjetër dhe të dalë pronar i parë. 

Projekti është që të bëhen 15 kate ndërtime. Mund të bëhen studime dhe ne ta zbatojmë vetë. Pse do të vijë amerikane, apo shqiptari. 

Kemi kërkuar të bëjmë takime dhe nuk ka ardhur njeri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy