
Një aeroport në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, është goditur nga raketat ruse, thonë autoritetet rajonale.
Valentyn Reznichenko, kreu i administratës shtetërore rajonale të Dnipropetrovsk, thotë se ka pasur "shkatërrim masiv".
“Natën armiku sulmoi aeroportin në Dnipro. Dy sulme me raketa”, ka shkruar ai në Telegram.
"Pista u shkatërrua. Terminali u dëmtua. Shkatërrim masiv", thuhet në deklaratë.



