Trajneri personal Remil Peqini dhe kolegia e tij Ajsi Murati në emisionin “Zgjohu me MCN” folën për preferencat e tyre ndaj partnerëve në një raport në çift.
Ata vlerësuan si të përbashkët disiplinën si kriterin kryesor për njeriun që duhet të ketë në krah.
Peqini tha se një individ që është një produkt final, kërkon një produkt final.
Unë mund ta bëj akoma më mirë partneren, por duhet të jetë një person që të ketë disiplinë. Kam pasur lidhje me dikë që nuk e kishte qejf palestrën, kam tentuar ta ndryshoj, ka qenë pro, por kam përshtypjen se pjesa e disiplinës fillon që i vogël. Kjo ka qenë arsyeja që jam ndarë. Më pëlqente në fytyrë, por në fizik, me kriteret që kisha qejf, nuk është se i kishte.
Do preferoja ca vithe që sfidojnë gravitetin dhe një bark që rri i shtrirë dhe kur ulet te prehri im. Ka shumë njerëz jo të palestruar që kanë trup jo të bukur, është akoma më mirë kur e ka gjenetike. Kur mendon se trupi do ndryshojë me kohën, e ke akoma më mirë për ta mbajtur. Disiplina nuk është vetëm në sport, është gjatë gjithë jetës.
Partneret mund të bëhen xheloze kur ke një klientë femër. Unë punoj me klientë që nuk e kanë trupin perfekt, partnerja ime duhet ta ketë trupin perfekt. I shikon njerëzit në Instagram që e kanë trupin perfekt, por live nuk e kanë. Ata njerëz që janë mbipeshë dhe humbin peshë, thonë se kemi gënjyer kur thoshim se ndihesha mirë me atë peshë.
Ne të gjithë të palestrit gatuajmë vetë, se nuk ka një njeri që të na gatuajë pesë vakte në ditë. Pa diskutim që nëse ke një njeri që stërvitet, patjetër që edhe ajo di të gatuajë. Ka çifte që vijnë stërviten njëkohësisht në palestër për stërvitje.
Ka shumë ngacmime në palestër, por nëse ti i jep një mur një personi përballë, nuk do të ketë komunikim, është çështje zgjedhje. Nuk para ndodh që të ketë ndonjë gjë.
Ndërsa Ajsi Murati rrëfeu se është marrë me sport gjatë gjithë jetën dhe fiziku është ai që i tërheq vëmendjen në pamje të parë.
Gjëja e parë që shoh tek një djalë, si vajzë e stërvitur, patjetër që është fiziku. Nëse nuk ka muskuj do ia bëj vetë. Patjetër dikush që do të jetë me mua, duhet të jetë shumë i disiplinuar.
Do të doja një partner që të më nxiste. Më mirë mos të lidhesh fare se sa të tradhtosh, qoftë me fizik, qoftë jo. Atë që zgjedh e kam zgjedhur vetë, nuk ka pse të tradhtosh. Jam shumë korrekte në marrëdhënie.



