Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në autostradën Milot – Fushë Krujë rreth orës 21:47. Policia sqaron se “mjeti me targa AA737NJ ka përplasur këmbësorin F.A. banues në Malbardhë – Kurbin i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi N.B. 32 vjeç, banues në Tiranë, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



