Këshilli i Shtetit në Belgjikë ka vendosur që Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta të origjinës për refugjatët, duke rrëzuar dekretin mbretëror të 11 majit 2015.
Ky vendim është komentuar menjëherë nga PD e cila deklaroi se “Asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranojë si të sigurtë, një vend ku trafikantë droge, tutorë prostitucioni e përdhunues bëhen deputetë, kryetarë bashkishë, e drejtues të lartë të administratës dhe Policisë së Shtetit”.



