
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka informuar mëngjesin e kësaj të premte se forcat ukrainase kanë rimarrë fshatrat Sloboda dhe Lukashivka në jug të Chernihiv dhe ndodhen përgjatë një prej rrugëve kryesore të furnizimit midis atij qyteti dhe Kievit.
Ukraina vazhdon të bëjë kundërsulme të suksesshme, por të kufizuara në lindje dhe veri-lindje të Kievit.
Si Chernihiv ashtu edhe Kievi janë përballur me sulme të vazhdueshme ajrore dhe raketore, pavarësisht pretendimeve ruse për reduktimin e aktivitetit ushtarak në këto zona.
Kjo vjen pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se forcat ruse në Ukrainë po rigrupohen për të dyfishuar sulmet e tyre në lindje të vendit.
Forcat ukrainase thonë gjithashtu se tërheqja e pjesshme e forcave ruse nga Kievi verior drejt kufirit me Bjellorusinë po vazhdon.
Forcat ruse morën me vete edhe prona të grabitura. Në disa zona që ishin të pushtuara nga forcat ruse, bizneseve ukrainase iu kërkua të merreshin me rubla ruse.
Forcat ukrainase shkatërruan tre tanke, dy automjete të blinduara, dy automjete dhe dy sisteme artilerie. Ata gjithashtu rrëzuan një mjet ajror pa pilot "Orlan-10" (UAV).



