Sula: Problemin personal të Berishës nuk mund ta shtrijmë te opozita

Sula: Problemin personal të Berishës nuk mund ta shtrijmë te opozita

Deputeti Dashnor Sula thotë se opozita do ta vijojë aksionin e saj në Parlament, pavarësisht përballjes së ish-kryeministrit Berisha me drejtësinë. Në një intervistë për MCN, Sula tha se problemi personal që Berisha ka me drejtësinë nuk ka pse të shtrihet te opozita.

Ne do ta vijojmë aksionin opozitar. Qëndrimi ynë është të kemi një opozitë dhe grup parlamentar funksional në Parlament. Ne vazhdojmë të jemi po bashkë në aksionet opozitare. Pavarësisht problematikave të zotit Berisha, ne nuk duhet të na intimidojë kjo. Nëse ne problemin personal të zotit Berisha e shtrijmë te opozita do të ishte e gabuar. Ne do t’i qëndrojmë përballë axhorancës. Refuzimet për komisionet duhet të luftojmë fort ta vëmë në pozitë të vështirë maxhorancën.

Politika dhe shoqëria nuk kanë qenë të mësuara me procese kaq të mëdha sa të shikosh ish-ministra e ish-kryeministra pas hekurave të burgut apo të shkojnë për gjykim për vepra të rënda. Sillet problematika që po goditet opozita. Detyra e çdo politikani është të përballet me drejtësinë.

Sula tha se demokratët do të vijojnë të ngulin këmbë te ngritja e komisioneve hetimore.

Po bëhen të gjitha manovrat për të shmangur komisionet hetimore sepse komisioni i inceneratorëve dha impakt të madh dhe u hapën hetimet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy