Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka rikonfirmuar bojkotin e PD-së në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit pasditen e sotme. Paloka ka thënë në një prononcim për “Orën” se PD nuk do të marrë pjesë në mbledhje.
“Nuk marrim pjesë në seancën parlamentare. Parlamenti nuk ka legjitimitet, është në këtë çadër”, tha ai.
Paloka e cilësoi çmenduri lëvizjen e propozuar nga Spartak Ngjela për rolin e PDIU-së në funksion të avancimit të punës për vetingun.
“Është çmenduri zëvendësimi i deputetëve të PD-së me PDIU-në”, tha Paloka.



