Qyteti polak kritikohet për ringjallje aktoreske të antisemitizmit mesjetar

Qyteti polak kritikohet për ringjallje aktoreske të antisemitizmit mesjetar

Një qytet në Poloni është kritikuar kur disa banorë të tij rrahën dhe dogjën një portet të Judës që ishte krijuar si stereotip i një ortodoksi hebre.

Kongresi Botëror Hebre (WJC) tha se rituali i së Premtes së Madhe në Pruchnik ishte një “ringjallje mizore e antisemitizmit mesjetar”.

Media polake publikoi video dhe foto të banorëve (përfshirë dhe fëmijë), duke rrahur portretin, para se t’i hiqnin kokën dhe ta hidhnin në lumë. Figura kishte një hundë të madhe të kuqe dhe kaçurrela të stilit ortodoks.

 “Hebrenjtë janë tepër të shqetësuar nga kjo ringjallje e kobshme e antisemitizmit mesjetar që çoi në një dhunë dhe vuajtje të paimagjinueshme... Ne vetëm mund të shpresojmë që kisha dhe institucione të tjera do të bëjnë më të mirën e tyre për t’i kapërcyer këto paragjykime të frikshme që janë një njollë në emrin e mirë të Polonisë...”, tha Robert Singer, CEO i WJC-së.

Kisha Katolike Polake e dënoi ritualin në Pruchnik dhe tha se një akt i tillë dhunon dinjitetin njerëzor.

Më shumë se tre milionë  hebrenj polakë u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithsej gjashtë milionë hebrenj u vranë në kampet e vdekjes në Poloninë e pushtuar nga Gjermania naziste dhe në fushat vrasëse në ish-Bashkimin Sovjetik.

Polonia, e cila, që nga 2015 qeveriset nga kahu i djathtë “Ligj e Drejtësi” (PiS), anulloi një samit të planifikuar në Izrael në shkurt, pasi ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit tha se polakët kanë bashkëpunuar me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbajnë përgjegjësi për Holokaustin.

Mbrojtja e dinjitetit kombëtar për kohën e luftës nga qeveria u pa si gur themeli në politikën e jashtme.

Tensionet me Izraelit dhe Polonisë u rritën vitin e shkuar pasi Polonia paraqiti një ligj të ri, sipas të cilit kush përdorte fraza të tilla si "kampet polake të vdekjes" do të dënohej me gjer në tre vjet burg.

Pas presionit nga ShBA-ja dhe protestimit nga Izraeli, Polonia e rishkroi ligjin, duke hequr dënimin me burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy